Site icon Telegrafi

Anthony Joshua ka një kusht para ballafaqimit me Tyson Furyn

Eddie Hearn ka zbuluar se ka marrëveshje me tri boksier që do të mund të jenë kundërshtar të Tyson Furyt.

Ky i fundit do të duhet të plotësojë një kusht për tu përballur me boksierin britanik, kampionin e disa versioneve Anthony Joshuas.

Promotori ka pohuar se Joshua ka pranuar të ballafaqohet me Furyn nëse mbi 50 për qind e fitimeve i takojnë Anthonyt.

“Duket pothuajse e pashmangshme që ne do ta shohim atë të kthehet në boks, e cila gjë është shumë e madhe. Ai dëshiron shumë më shumë se një ndarje 50/50. Ai më ka thënë tashmë dhe sigurisht që do të mbetej në mendjen e të gjithëve nëse do të ndodh dueli”, tha Hearn.

Joshua para disa muajve fitoi titullin e kampionit të botës në peshat e rënda pasi triumfoi me një “knock-out” teknik, tashmë pensionistit Wladimir Klitschkos.

Ndryshe, Anthony deri më tani nuk e ka zgjedhur kundërshtarin e radhës ani pse janë përmendur disa emra. /Telegrafi/

Exit mobile version