Site icon Telegrafi

Anthony Joshua bën veprimin madhështor – shpëton një klub të boksit amator nga falimentimi

Anthony Joshua ka krijuar një pako financiare për të shpëtuar një klub të boksit amator, që kishte pësuar dëme shkaku i pandemisë me coronavirus.

Të gjitha sektorët sportive janë të prekura nga kjo situatë, që kur Britania e Madhe u mbyll nga muaji mars i këtij viti.

Lexo po ashtu Simulohet njëri ndër meçet më të mira në histori të boksit: Anthony Joshua përballë Tyson Furyt

Sportsmail se klubi i boksit Repton, më i vjetri në vend – kishte pranuar ndihma vetëm nga 150 euro në muaj.

Joshua, që kishte kaluar nëpër Finchley ABC, para se të bëhej kampion i peshave të rënda në IBF, WBA, WBO dhe IBO, ka vendosur që tani ta ndihmojë klubin me një pako financiare.

Lexo po ashtu Tyson Fury zbulon se si i kishte shpëtuar nokautit të Anthony Joshuas në fillimet e karrierës

Kampioni i peshave të rënda po ashtu i ka bërë thirrje qeverisë që të bëjë më shumë, në mënyrë që të mos mbyllen klubet e boksit në vend.

Joshua e ka pranuar se nuk do të ishte ky që është sot po mos të ishte boksi, andaj bëri të ditur se ai do t’i ndihmojë klubet financiarisht. /Telegrafi/

Exit mobile version