Ansu Fati ka vendosur të ndryshojë agjentin dhe të vendosë besimin e tij në agjencinë e Jorge Mendes, Gestifute.
Ish-përfaqësuesi i talentit spanjoll ishte vëllai i Lionel Messit, Rodrigo.
Fati është gati të bëhet anëtar i ekipit të parë të Barcelonës dhe promovimi i tij do të shoqërohet me një rritje të pagës.
Klauzola e blerjes së tij gjithashtu do të rritet në 170 milionë euro kur ai mbush 18 vjeç në tetor.
Fati do të jetë lojtari i dytë i Barcelonës i përfaqësuar nga Mendes i cili po këshillon edhe portugezin Nelson Semedo.
Të martën, presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu theksoi se klubi nuk është i gatshëm të shesë talentin e tyre të akademisë.
“Ne kemi marrë oferta për Ansu Fati, por nuk duam ta shesim atë. Ne duam që ai të rritet këtu. Ai nuk është në shitje”, ka thënë Bartomeu për Barca TV. /Telegrafi/