Telegrafi

Ansu Fati mund të përfshihet në marrëveshjen për Pjanic

Ansu Fati (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Barcelona është duke e shtyrë Arthur Melon drejt Juventusit në marrëveshjen për transferimin e Miralem Pjanicit, ndërsa Zonja e Vjetër e kërkon Ansu Fatin.

Shkëmbimi ka mundur të ndodhte deri më tani, po të mos ishte refuzimi i Arthurit për t’u larguar nga Camp Nou – kanë bërë të ditur mediat spanjolle dhe italiane.

Braziliani nuk dëshiron të largohet nga Blaugranët, gjë që është duke i frustruar krerët e klubit.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në ndërkohë, sipas Tuttosport, raporton se Juve po kërkon alternativa tjera, derisa Fichajes.net e ka përmendur opsionin e përfshirjes së Fatit në marrëveshje.

Lexo po ashtu Përgënjeshtrohet marrëveshja për Semedon, Juve e lëshon Pjanicin vetëm për Arthurin

17-vjeçari mund të luajë në formacionin e preferuar të Maurizio Sarrit, 4-3-3 dhe për më shumë, ai është i interesuar që të shkojë në një skuadër ku do të luajë më shumë. /Telegrafi/