Site icon Telegrafi

Ansu Fati i la sërish nën hije yjet tjera, në përjashtim të Messit

(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Të martën mbrëma, Ansu Fati shënoi sërish për t’i ndihmuar Barcelonës që ta mposhtte Leganes dhe ta shtonte diferencën me Real Madridin në krye të tabelës.

Talenti 17 vjeçar e realizoi golin e pestë të sezonin në gjysmën e parë, ndërsa në pjesën e dytë Lionel Messi e vulosi fitoren me një gol nga penalltia.

Blaugranët patën raste të shumta, mirëpo ishte ylli me origjinë nga Guinea-Bissau që e zhbllokoi rezultatin në minutën e 42-të të takimit.

Momenti i golit të Ansu Fati (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Fati pranoi një top pranë zonës nga Junior Firpo, krijoi hapësirë dhe goditja e tij e kaloi portierin Cuellar dhe u ndal në rrjetë.

Lexo po ashtu Barcelona fiton me lehtësi ndaj Leganes me golat e Ansu Fatit dhe Lionel Messit

Trajneri Quique Setien e zëvendësoi talentin e ri në pjesën e dytë (në minutën e 54 duke inkuadruar Luis Suarezin), ndërsa më pas tregoi arsyen.

Trajneri ka thënë se arsyeja e zëvendësimit ishte për shkak të lëndimit që sapo e ka tejkaluar, prandaj nuk deshi ta rrezikonte. /Telegrafi/

https://twitter.com/queeninghere/status/1272996091043237888

Exit mobile version