Site icon Telegrafi

Ansu Fati “kopjon” Lionel Messin – aksioni i Barcelonës që kalon përmes Suarezit dhe nuk mund të ndalet nga kundërshtarët

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati është bërë shënuesi më i ri në Ligën e Kampionëve, duke gjetur pjesën e pasme të rrjetës në skenën më të madhe të Evropës, me vetëm 17 vjet e 40 ditë. 

Vetëm disa minuta para se të mbyllej ndeshja, ku rezultati ishte 1-1, Fati e gjeti këndin e poshtëm të majtë të portës së Samir Handanovic.

Një gol i parë edhe më herët te Barcelona, si aksion dhe gjuajtje.

Ansu Fati e gjeti Luis Suarezin mes mbrojtësve, i cili me një pasim të parë e kteu te i riu i cili shënoi për 2-1.

Një gol i njëjtë ishte parë edhe në ndeshjen që Barcelona e fitoi si mysaifrë i Atletico Madridi.

Lionel Messi në mënyrë të njëjtë si Fati, kishte pasuar te Suarez, i cili ia mundësoi goditjen argjentinasit pas një pasimi kthyes të bukur.

https://www.youtube.com/watch?v=rtAAXg-ha48

Një aksion që Barcelona po e provon shumë shpesh dhe kundërshtarët sic duket nuk po gjejnë “ilaç” për ta ndalur. /Telegrafi/

Exit mobile version