Futbollisti i kombëtares, Ansi Agolli së bashku me të fejuarën e tij, Rean, në këtë fillim viti kanë kaluar disa ditë pushime luksi në Seychelles, në një nga ishujt e arkipelagut të njohur në Oqeanit Indian.
Bukuroshja ka postuar në faqen e saj në Instagram një fotografi, ku shfaqet së bashkë me mbrojtësin e krahut të kombëtares së Shqipërisë dhe skuadrën e Karabakut në Azerbajxhan.
Më pas po kjo foto është ripostuar edhe nga vetë Ansi, i cili duket në një formë të mirë fizike.