Telegrafi

“ANNA”, së shpejti nga Gjiko dhe Nora Istrefi

Gjiko dhe Nora Istrefi

Reperi i njohur nga Peja, Gjiko dhe këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku, Nora Istrefi, siç duket janë bërë bashkë për një tjetër hit.

Pas suksesit të madh me këngën “Gabime” të publikuar para dy vitesh e që në YouTube kaloi shifrën e 29 milionë klikimeve, dyshja tanimë po rikthehen sërish fuqishëm.

Të dy yjet e estradës kanë pozuar nga i njëjti ambient në disa fotografi së fundmi në rrjetin social, Instagram.

“A jeni gati për këngën time të re Anna?”, ka shkruar Nora në postimin e fundit ku shihet me pamjen e re të klipit, ndërkohë që Gjiko, dje shkroi: “Po nuhas mega-hit”.

Megjithatë, konfirmimi i këtij dueti erdhi sot nga shtëpia e hiteve “RedBox”, teksa sollën një fotografi të përbashkët në llogarinë zyrtare, Instagram.

Lexo po ashtu Nora Istrefi paralajmëron këngën e re "Anna", duket tërheqëse gjatë xhirimeve të klipit

Nuk ka detaje të tjera rreth bashkëpunimit, por që tani kanë tërhequr shumë vëmendjen e fansave.

Meqë kjo këngë po punohet nga producenti i mirënjohur, Arbër Gjikolli – BigBang, nuk ka dyshim se do të mirëpritet nga mbarë audienca shqiptare, siç ndodh rëndom. /Telegrafi/