Reperi i njohur nga Peja, Gjiko dhe këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku, Nora Istrefi, siç duket janë bërë bashkë për një tjetër hit.
Pas suksesit të madh me këngën “Gabime” të publikuar para dy vitesh e që në YouTube kaloi shifrën e 29 milionë klikimeve, dyshja tanimë po rikthehen sërish fuqishëm.
Të dy yjet e estradës kanë pozuar nga i njëjti ambient në disa fotografi së fundmi në rrjetin social, Instagram.
“A jeni gati për këngën time të re Anna?”, ka shkruar Nora në postimin e fundit ku shihet me pamjen e re të klipit, ndërkohë që Gjiko, dje shkroi: “Po nuhas mega-hit”.
Megjithatë, konfirmimi i këtij dueti erdhi sot nga shtëpia e hiteve “RedBox”, teksa sollën një fotografi të përbashkët në llogarinë zyrtare, Instagram.
Nuk ka detaje të tjera rreth bashkëpunimit, por që tani kanë tërhequr shumë vëmendjen e fansave.
Meqë kjo këngë po punohet nga producenti i mirënjohur, Arbër Gjikolli – BigBang, nuk ka dyshim se do të mirëpritet nga mbarë audienca shqiptare, siç ndodh rëndom. /Telegrafi/