Saurabh Rai ishte ankuar te ekuipazhi, për mushkonjat e shumta që e kishin mbushur aeroplanin, andaj u përjashtua nga fluturimi.
Derisa po bëhet gati të nisej nga Lucknow i Indisë, ai kërkoi që të bëhet diçka për largimin e insekteve të bezdisshme, në mënyrë që udhëtimi të jetë më i qetë, përcjell Telegrafi.
Por, personeli i kompania ajrore IndiGo, nuk e pritën mirë ankesën dhe e përjashtuan menjëherë.
Pasi Rai, që është specialist i kirurgjisë, postoi një video ku tregohen mushkonjat, zyrtarë të kompanisë reaguan, duke thënë se ai ishte i pasjellshëm dhe kjo ishte arsyeja e largimit. /Telegrafi/
https://youtu.be/FdxsSVViGps