Telegrafi

Ankohej vazhdimisht dhe kërcënon stafin, udhëtarja përjashtohet prej aeroplanit (Video)

Udhëtarja e paemëruar që ankohej se e kanë ulur pranë një nëne me fëmijë, para se të kërcënonte stafin me përjashtim prej pune, është përjashtuar me forcë prej aeroplanit.

Marissa Rundell ishte me të birin Mason që ka tetë muaj, duke udhëtuar për në New York, kur gruaja që iu ul pranë nisi të ankohej, transmeton Telegrafi.

“Ishte e fundit që hyri në aeroplan dhe sapo e përplasi çantë, mu drejtua me fyerje dhe ankesa për fëmijën që qante”, ka thënë Rundell.

Madje, ajo i ka filmuar sjelljet e ‘udhëtares prej ferri’, të cilën e larguan, nga frika se mund të nxjerrë probleme gjatë tërë fluturimit. /Telegrafi/