Për debatin dhe eskalimin e Gani Gërmisë ndaj Lumbardhit pati edhe një koment nga opinionistja Anita Muçaj – Haradinaj.
Ajo tha se Lumi nuk e kishte provokuar dhe se Ganisë i ka dhënë disa shenja që në fillim të këtij Big Brother-i.
“Për Ganinë nuk kam çka flas, i kam thënë të gjitha që në fillimet e këtij Big Brotheri, në çdo edicion kam tentuar ta mbaj Ganinë me këmbë në tokë, por nuk ka qenë i aftë të lexojë mes rreshtave dhe ka arritur në këtë pikë dhe nuk e di se çfarë të them më shumë”, u shpreh ajo.
Spikerja e lajmeve në vazhdim shtoi: “Ai çdo gjë e bën në afekt dhe pastaj vazhdon me një kërkim falje, e kalon me sportivitet. E kam përcjell debatin, Lumbardhi nuk e ka provokuar fare, kanë qenë vajzat që kanë diskutuar. Kur flasim për moral të gjithë banorët aty kanë moral, kanë familje. Të gjithë aty duhet respektuar”.
Anita ndryshe ka pasur disa përplasje me Gani Gërminë që në fillim të këtij edicioni.
Ajo në një moment edhe e ofendoi kur ishte tema për të dhe banoren Alba Vukaj. /Telegrafi/