Site icon Telegrafi

Anijen e vjetër për transportimin e mallrave e shndërrojnë në shtëpi luksoze lundruese (Foto)

Kanë filluar të qarkullojnë në internet imazhe të një anije që dikur shërbente për transportimin e mallrave, kurse sot është shndërruar në një shtëpi luksoze lundruese.

Anija De Novatie ishte ndërtuar në vitin 1957 që përdorej për transportimin e mallrave nëpër botë, por tani ajo do të shërbej për t’ua kënaqur apetitet personave që u pëlqen të bëjnë jetë luksoze edhe derisa janë duke lundruar nëpër Amsterdam, transmeton Telegrafi.

Një grup arkitektësh holandezë nga kompania ANA kanë arritur ta shndërrojnë anije “në një shtëpi luksoze lundruese”, brenda të cilës është dhoma e gjumit, dhomat tjera për fëmijë, kuzhina, tualeti dhe hapësira tjerë për aktivitete të ndryshme.

Duke mos dashur të dëmtojë dizajnin e anijeve tradicionale holandeze, dhomat dhe hapësirat tjera janë plotësisht të mbuluara nga druri dhe pothuajse asgjë nuk mungon. /Telegrafi/

Exit mobile version