Site icon Telegrafi

Anglia teston rrugët që do të karikojnë makinat

Një “eksperiment” në Angli shpreson të rrisë ndjeshëm gamën e makinave elektrike, duke prezantuar rrugët që mund të karikojnë automjetet ndërkohë që ato kalojnë nëpër rrugë.

Nëse ju ndodh të keni një Tesla dhe të jetoni pranë një stacioni karikimi, atëherë është një shans i mirë për ju. Ndërsa, makina elektrike mund të bëjë 260 milje kur karikohet plotësisht, makina me gaz mund të bëjë 300 milje apo më shumë.

Autostrada në Angli njoftoi javën e kaluar se po hyn në një skemë 18-mujore për të testuar korsitë që karikojnë makina, pas përfundimit të një studimi të fizibilitetit (testimi nuk do të jetë ende në rrugët publike).

Automjetet do të jenë të pajisur me teknologjinë wireless dhe pajisje të posaçme do të jenë të instaluara nën rrugët për të replikuar kushtet e autostradës. Kabllot elektrike nën sipërfaqe do të gjenerojnë fushat elektromagnetike, të cilat do të merren nga një spirale brenda pajisjes dhe do të konvertohet në energji elektrike, shkruan Techsot.al.

Exit mobile version