Ambasada e Maqedonisë në Greqi ka organizuar pritje për nder të 25 vjetorit të Maqedonisë dhe për këtë rast ambasadori i Maqedonisë në Greqi ka shtuar se marrëdhëniet e acaruara në mes dy shteteve fqinje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Intensiteti i komunikimit në mes dy shteteve është rritur dhe është përmirësuar por është ende shumë herët që të flitet për hapa konkret në zgjidhjen e çështjeve rreth emrit dhe problemeve tjera bilaterale. Këtë e bëjmë për të debllokuar problemet me integrimin.” tha mes tjerash ambasadori i Maqedonisë në Greqi, Darko Angelov./Telegrafi/