Filmi “By the Sea” do t’i paraqesë sërish bashkë në ekran Angelina Jolien dhe Brad Pittin, ndërsa tashmë janë publikuar disa fotografi nga xhirimet.
Në njërën prej fotografive shfaqet aktorja në lot, e cila gjendet në përqafimin e burrit të saj, me të cilin për herë të parë aktroi në hit filmin e vitit 2004, “Mr and Mrs Smith”.
Çifti i aktorëve shpreson se kjo dramë romantike, me regji të Angelinas, do të rezultojë e suksesshme.
Ngjarja zhvillohet në vitet e shtatëdhjeta, ndërsa Jolie dhe Pitt aktrojnë një çift të martuar që janë në krizë.
“By the Sea” do të fillojë shfaqjen nëpër kinematë amerikane nga 19 nëntori. /Telegrafi/