Angela Martini është akoma në muajin e mjaltit me burrin e saj, pasanikun Dragos Savulescu.
Në dhjetorin e vitit 2017, modelja e famshme shqiptare e kurorëzoi me martesë lidhjen e saj me aktorin dhe producentin rumun.
Që atëherë, 31-vjeçarja ka publikuar vazhdimisht fotografi dhe video nga momentet e rëndësishme të jetës së saj personale.
Ndërsa kësaj radhe, ajo ka vendosur ta vë në plan të parë unazën e martesës, kurse në postimin që e shoqëron fotografinë ka treguar se e kishte parashikuar atë që do të ndodhte në jetën e saj.
“Para katër vitesh i thashë shoqes sime të mirë, Yael Lilienfeld, një dizajnere e shkëlqyer e stolive të çmuara, se një ditë ajo do të ma bënte unazën e martesës”.
“Po ashtu, para tre vitesh, kur akoma ishim duke jetuar në New York, i thash se do të zhvendosem në Los Angeles, sepse atje është vendi ku do ta gjej ‘të duhurin'”.
“Ja ku jemi sot, erdha në Los Angeles dhe e gjeta dashurinë këtu, ndërsa ajo ma dizajnoi unazën e ëndrrave të mia”.
“Dikush mund të më quajë shtrigë, por unë e di se është vetëm fuqia e Ligjit të Tërheqjes”, ka shkruar bukuroshja në Instagram. /Telegrafi/