Telegrafi

Angela Merkel: Edhe pse daljes nga BE-ja, Gjermania dëshiron të jetë partnere dhe mike e Britanisë së Madhe  

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka porositur se Gjermania dëshiron që edhe pas Brexitit të mbetet partnere dhe mike e ngushtë e Britanisë së Madhe, por sipas saj Evropa do të mbroj interesat e saj, në veçanti sa i përket integritet të tregut në bisedimet e vështira që pasojnë.

Merkel ka bërë të ditur se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian paraqet një lloj ‘humbje’ për Gjermaninë dhe gjithë Evropën, duke vlerësuar se bisedimet e ardhshme për raportet tregtare nuk do të jenë të lehta – madje ka paralajmëruar britanikët, transmeton Telegrafi.

“Sa më larg që janë britanikët nga tregu evropian, më shumë do të ndërrojnë raportet tona”, ka shtuar kancelarja gjermane.

Siç raporton AFP, Merkel ka thënë se Bashkimi Evropian ka ndikim të madh në botë dhe është e vendosur të vazhdojë historinë e saj të suksesit me 27 vendet tjera anëtare. /Telegrafi/