Telegrafi

Angela Martini ende e vetmuar

Angela Martini duket se vazhdon të jetë single. Këtë e ka zbuluar vetë modelja shqiptare në një interviste të fundit të dhënë për portalin Prive.al, transmeton Telegrafi.

Gjatë intervistës ajo zbulon shkurtimisht se edhe pse është singël, nuk po e vëren këtë shumë për faktin se vazhdimisht është e zënë me punë.

“Unë jam super single, por jo e lirë – i gjithë koncentrimi im është tek puna dhe biznesi”, ka thënë ajo.

Bukuroshja shqiptare po ashtu ka zbuluar se së shpejti do të lansojë edhe një shitore online, ku do të shiten bikini nga brendi i saj i veshjeve.

Kujtojmë se verën e kaluar mediat spekuluan se Angela ishte në lidhje me stilistin shqiptar, Ardi Asllani, por kjo gjë u hesht shumë shpejt. /Telegrafi/