Telegrafi

Anëtari i Nismës që përmendi vrasjen e Kurtit, fshin postimin dhe kërkon falje publike – ishte gabim teknik

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, që të shtunën bëri deklaratë të pamatur ndaj kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin ka kërkuar falje publike.

Përmes një shkrimi Facebook, Hoti kishte shkruar se lideri i LVV-së, Albin Kurti i ka dy zgjidhje, “ose ta lëshojë Kosovën, ose të vritet”.

Por, pasi mediat ia publikuan deklaratën, dhe pati reagim edhe nga partia e tij, Nisma, Hoti ka fshirë postimin kërcënues ndaj Kurtit dhe ka kërkuar falje publike.

Ai ka thënë se ishte gabim teknik.

Lexo po ashtu Reagon Nisma pas deklaratës skandaloze të anëtarit të saj për Albin Kurtin

“Është një gabim teknik i imi, ku media pa me pyet mua e kanë shpërnda këtë shkrim! Kërkoj falje publike”,  ka shkruar ai.

Pas deklaratës së Hotit, njëherësh kandidat për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, ka reaguar edhe Nisma duke u distancuar nga deklaratat e tij.

Lexo po ashtu Reagon Nisma pas deklaratës skandaloze të anëtarit të saj për Albin Kurtin

Ministri Shala ka thënë se Nisma Socialdemokrate distancohet nga çdo deklaratë e tillë e cila nxitë urrejtje.

“Nisma ka anëtarë shumë dhe ne nuk mund të japim prononcim për secilin koment individual që e bëjnë anëtarët e saj. Normalisht që distancohemi nga ato komente. Personi në fjalë nuk është në strukturat drejtuese të partisë. Distancohemi nga çdo qëndrim individual i çdokujt që është në kundërshtim me parimet që i ka Nisma Socialdemokrate. Ju e dini si ka qenë dhe si është qasja e Nismës në raport me subjektet e tjera politike dhe liderët e tyre”, ka thënë ai./Telegrafi/