Ish-sulmuesi i Real Madridit, Nicolas Anelka ka shprehur besimin e tij se Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germain në verë për t’iu bashkuar Los Blancos.
Kontrata e Mbappes me PSG-në është e vlefshme deri në qershor, por të dyja palët nuk kanë arritur marrëveshje për të vazhduar dhe francezi pritet të bëhet lojtar i lirë në korrik.
Ndërkohë, Real Madrid do të përballet me skuadrën e tij në fazën e 1/16-tës në Ligën e Kampionëve.
“Do të jetë një lojë speciale. Të gjithë thonë se ai do të shkojë në Real Madrid. Dhe a do të dojë ai të bëjë një ndryshim për të treguar saktësisht se mund të luajë në Real Madrid?”, ka thënë fillimisht tha Anelka për Marca.
“Është e mundur që ai dëshiron të fitojë për të lënë PSG-në me stil përpara se të shkojë në Madrid, por e vërteta është se unë nuk e di se çfarë po ndodh në kokën e tij”.
“Ajo që mund të them është se në përgjithësi kur një lojtar dëshiron të largohet si transferim i lirë… Nëse ai do të donte të qëndronte, mendoj se do të kishte nënshkruar një rinovim kontrate më herët”.
“Unë mendoj se ai do të jetë në Real Madrid vitin e ardhshëm”, përfundoi ish-sulmuesi i njohur francez. /Telegrafi/