Andy Ruiz gjatë ditës së diele ka shkaktuar befasi të madhe duke e mposhtur kampionin e peshave të rënda të boksit, Anthony Joshua.
Meksikani i kishte shkaktuar humbjen e parë në karrierë britanikun dhe në këtë formë ka marrë katër titujt të unifikuar të boksit – WBA, WBO, IBF dhe IBO.
Megjithatë, promotori Eddie Hearn ka pohuar se do të ketë rimeç mes këtyre dy gjigantëve të boksit profesionist.
“Të martën kemi aktivizuar klauzolën rimeqit në kontratën me Andy Ruiz Jr.”, tha Hearn, duke shtuar se qyteti nikoqir do të përcaktohet më vonë, ku përflitet Los Angeles ose Londra.
Por, në një intervistë për FightHubTV, Ruiz pohoi se ndeshja në Britani të Madhe mund të zhvillohet nëse do t’i takojnë atij 50 milionë dollarë.
Ruiz tha se është gati të luftojë për një sasi më të vogël, por ky ballafaqim do të duhet të ndodhë në SHBA apo Meksikë.
“Dua të jem në Shtetet e Bashkuara ose në Meksikë. E gjitha varet nga negociatat. Nëse duan të luftojnë në Angli, ata duhet të më japin 50 milionë dollarë. Të gjitha janë çështje negocimi”, ka bërë të qartë, Ruiz. /Telegrafi/
https://twitter.com/dj_afronaija/status/1136566724982165504