Telegrafi

Andy Ruiz pritet të konfirmohet si kundërshtar i Joshuas, Eddie Hearn e paralajmëron kampionin

Andy Ruiz Jr. (Foto: Yong Teck Lim/Getty Images/Guliver)

Eddie Hearn e ka paralajmëruar Anthony Joshuan se Andy Ruiz do të jetë kundërshtar i vështirë, në debutimin e britanikut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jarrell Miller është dashur të ndeshej me kampionin e unifikuar më 1 qershor në Madison Square Garden të New Yorkut, mirëpo ai dështoi në testet anti-doping dhe u detyrua të tërhiqej.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anthony Joshua

Kjo ka bërë që Hearn të kërkoj një kundërshtar tjetër dhe Ruiz (që ka regjistruar 32 fitore dhe vetëm një humbje – nga Joseph Parker në vitin 2016) pritet të konfirmohet si kundërshtar i tij.

Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Doja dikë që jo vetëm për të marrë pagesën, dikë që beson se mund të fitojë”, ka thënë Hearn për Fight Hype duke shtuar se nga ajo që ka lexuar, shumëkush mendon se Ruiz është kundërshtar më i vështirë se Miller.

“Në fakt, është një duel i ngjashëm me Jarrell Miller, përveç se Andy ka duar më të shpejta dhe godet më fort, arritja e tij është më e vogël, por futet brenda më shpejt. Mendoj se stili i tij nuk është i përshtatshëm për Joshuan”.

“Joshua është i gjatë, kur ndeshet me më të shkurtër, e keni parë ndaj Takam dhe Povetkin, është stil i vështirë për të. Mirëpo, ai po përmirësohet dhe i pëlqen sfida”, ka deklaruar promovuesi i AJ. /Telegrafi/