Site icon Telegrafi

Andy Ruiz Jr ua dëshmon dyshuesve se përballja me Anthony Joshuan do të jetë e fortë – një video e publikuar tregon shpejtësinë e duarve të tij që është mbresëlënëse

Kur Andy Ruiz Jr u vendos përball Anthony Joshuas shumë kishte dyshime që meksikani nuk do të arrijë të jetë rival i madh i anglezit.

Meksikan ka një rekord prej 32-1-0, është një zëvendësim i vonuar për kundërshtarin fillestar të Jarrell ‘Big Baby’ Miller, i cili foli pozimi në drogë në muajin prill.

Ruiz Jr është kritikuar ashpër për formën e tij para përballjes së 1 qershorit në Madison Square Garden në Nju Jork.

Por ai në videon e fundit i ka hedhur poshtë dyshimet.

Një video është postuar në kanalin YouTube të ‘KO Artist Sports’, i cili paraqet shpejtësinë e frikshme të duarve të 29-vjeçarit, duke dëshmuar se ai nuk është vetëm kundërshtar i radhës dhe se Joshua duhet të marrë seriozisht (video nga 2:08).

Joshua – kampioni IBF, WBO dhe WBA – e ka ngacmuar Ruiz Jr për formën e tij, por ky i fundit dëshiron ta dëshmojë që muskujt nuk janë asgjë.

Vetë Ruiz Jr kishte deklaruar se do të boksojë si Mike Tyson kundër britanikut të pamposhtur.

Lexo po ashtu Joshua për Wilderin: Ai nuk dëshiron të përballet, e ka për marketing

“Unë kam parë shumë dobësi në të dhe e kam parë atë duke punuar në to, gjëja kryesore është që t’i përmbahemi planit të lojës, nuk dua të them shumë për dobësitë e tij. Për t’i shfrytëzuar ato, kur të bie ringu” .

Andy Ruiz Jr. kur e nokautoi Alexander Dimitrenko . (Photo by Yong Teck Lim/Getty Images)

“Ne kemi parë shumë video të Mike Tyson”.

“Ne jemi duke punuar në disa nga lëvizjet që ai bëri në mënyrë që të arrijmë te Joshua”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version