Site icon Telegrafi

Andy Ruiz Jr flet për rimeçin me Anthony Joshuan: Nuk do të jetë në Arabinë Saudite, por në SHBA

Andy Ruiz Jr është i bindur se rimeçi mes tij dhe Anthony Joshuas  nuk do të zhvillohet në Arabinë Saudite, dhe thotë se dëshiron që të jetë në SHBA dhe sipas kushteve të tij.

Promoteri i Joshuas, Eddie Hearn njoftoi zyrtarisht të hënën se ndeshja e shumëpritur do të zhvillohet në Diriyah, Arabia Saudite, më 7 dhjetor.

Por Ruiz Jr insiston që takimi i dytë do të jetë me kushtet e tij dhe në SHBA- jo në Arabia Saudite.

“Meçi do të ndodh së shpejti. A do të ndodh rimeçi me AJ? Po, ai do ta ketë rimeçin.

“Po flet për rimeç? Po natyrisht, por do të bëhet me kushtet e mia dhe do të zhvillohet këtu në SHBA”.

Në konferencën për shtyp të hënën për ndeshjen Ruiz Jr – Joshua 2, Hearn pretendon se të dy boksierët kanë nënshkruar për ndeshjen e kthimit.

“Kontrata për ndeshjen u nënshkrua para luftës së parë”.

“Ata të dy kanë nënshkruar në të njëjtën kohë. Nuk ka asnjë kontratë tjetër”.

“Ne duhet ta njoftojmë [Ruiz Jr] për kohën, datën dhe vendin që do të zhvillohet. Kjo është ajo. Ata janë të detyruar me kontratë për rimeç”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version