Andy Robertson ka thënë me shaka se nuk do dëshironte që Lionel Messit të kalonte në Ligën Premier, me argjentinasin që lidhet me një kalim te Manchester City në këtë verë.
Lojtari 33-vjeçar kishte dorëzuar në javën e kaluar letrën për largim nga Barcelona si lojtar i lirë, mirëpo ende nuk ka ndonjë gjë konkrete.
Sidoqoftë, La Liga ka konfirmuar se çdo klub që dëshiron të transferojë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, duhet të paguajë 700 milionë euro, mirëpo duket se sulmuesi është më afër qëndrimit në Camp Nou.
Nga lajmet e fundit, anëtari i Liverpoolit ka thënë se nuk dëshiron që 33-vjeçari të kalojë te Citizens.
“Shpresoj që nuk do të ndodhë (Messi t’i bashkohet Manchester Cityt), natyrisht”, ka thënë Robertson.
“Nga një pikëpamje e imja, shpresoj që nuk ndodhë dhe ai të qëndrojë te Barcelona”.
“Është një lojtar tejet fantastik dhe nuk dyshoj se do të sillte cilësi në Ligën Premier. Unë jam takuar me të në Ligën e Kampionëve dhe ishte një përballje mjaftë e vështirë, andaj shpresoj që Barcelona të zgjidh problemin që ka me të”, ka shtuar më tej mbrojtësi i The Reds.
Babai i Messit, Jorge është takuar me presidentin Josep Maria Bartomeu të mërkurën e kësaj jave, e mediat spanjolle raportojnë se argjentinasi është më afër të qëndrojë se sa të largohet. /Telegrafi/