Telegrafi

Andy Robertson, objektivi i Real Madridit për mbrojtësin e majtë

Klubi i madh spanjoll, Real Madridi thuhet se ka vendosur në radarin e tij mbrojtësin e Liverpoolit, Andy Robertson.

Real Madrid po shqyrton nënshkrimin e një mbrojtësi të majtë për të zëvendësuar Feland Mendy.

Drejtuesit e klubit nga Santiago Bernabeu thuhet se tashmë e kanë gjetur atë në Ligën Premier.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Real Madridi po shikon mundësinë e nënshkrimit të Robertson nga Liverpooli.

Transferimi i yllit skocez thuhet se mund t’i kushtoj klubi mbretëror rreth 40 milionë funte apo 46 milionë euro.

Kapiteni i Skocisë mund të tërhiqet nga ideja për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe Real Madridi është një klub i madh që çdokush do ta donte.

Robertson ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2026 dhe duket se largimi i tij nga klubi anglez në Chamartin do të jetë i vështirë. /Telegrafi/