Telegrafi

Andriy Lunin po vëzhgohet prej Interit dhe Juventusit

Juventusi dhe Interi janë dy nga klubet që thuhet se janë të interesuar për shërbimet e portierit Andriy Lunin.

Ukrainasi 19-vjeçar aktualisht luan për Zorya Luhansk, por me paraqitjet këtë sezon ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve anembanë Evropës.

Të premten, ai debutoi me ekipin kombëtar në barazimin 1-1 me Arabinë Saudite në një ndeshje miqësore.

Sipas Gazzetta dello Sport, bardhezinjtë dhe nerazzurrët janë të prirur për të siguruar nënshkrimin futbollistit gjatë afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, ata do të përballen me konkurrencë të ashpër për shërbimet e tij.

Theksojmë se lojtarin për së afërmi po e përcjellin edhe Liverpooli, Red Bull Leipzig, Watford, Real Sociedad dhe Wolfsburg.

Portieri deri më tani është paraqitur në 16 ndeshje kampionale për Zoryan si dhe në 22 raste për Dnipro Dnipropetrovskin. /Telegrafi/