Site icon Telegrafi

Andreas Christensen në prezantim: Kur isha tetë vjeç e shkrova te dëshirat e mia se do të luaj për Barcelonën

Andreas Christensen është prezantuar sot zyrtarisht si futbollist i ri i Barcelonës.

Mbrojtësi 26-vjeçar danez nënshkroi sot një kontratë katërvjeçare me klubin katalanas dhe në Barcelonë mbërriti nga Chelsea si lojtar i lirë.

Në prezantimin zyrtar, ai ka thënë se ëndrra e tij e fëmijërisë është realizuar.

“Kur isha tetë vjeç, i shkrova dëshirat e mia, dhe një prej tyre ishte të bëhesha futbollist profesionist dhe të luaja për Barcelonën”.

“Kjo është një ditë plot krenari për mua”, ka thënë Christensen.

Christensen e filloi karrierën e tij në Brondby, nga ku u transferua te Chelsea dhjetë vjet më parë. Ai luajti edhe në Borussia Monchengladbach të Gjermanisë si huazim.

Barcelona i vendosi atij një klauzolë kompensimi prej 500 milionë eurosh./Telegrafi/

Exit mobile version