Mesfushori portugez i Barcelonës, Andre Gomes, ka alarmuar ekipet e Manchester United dhe Juventus, pasi sipas mediave spanjolle ai nuk ndjehet i lumtur në ‘Camp Nou’ dhe dëshiron të largohet.
Portugezi nuk e ka vendin e sigurtë te Barcelona, pasi ka dështuar t’i përmbushë pritshmëritë e ekipit katalan, dhe transferimi i mesfushorit të Nice, Jean Michael Seri, vetëm sa do ta vështirësonte punën e Gomes për të zënë vend në ekipin e parë.
Manchester United dhe Juventus, janë dy gjigantët që edhe më parë kishin shprehur interesim për Gomes, dhe tani që dëshira e 24 vjeçarit për largim është e konfirmuar, thuhet ta ketë rikthyer interesimin e tyre.
Gomes konsiderohet një nga talentët më me të ardhme te Barca. /KP/Telegrafi/