Telegrafi

Andi Zeqiri ende mund të largohet nga Brightoni, dy klube ku afati kalimtar është i hapur po e duan atë

Andi Zeqiri është rikthyer te Brightoni pas huazimit një vjeçar te Baseli.

Megjithatë e ardhmja e sulmuesit kosovar me pasaportë zvicerane nuk pritet të jetë te kjo skuadër, pasi ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Roberto De Zerbi.

Përkundër se nuk arriti të largohet para datës 1 shtator nga skuadra, e ardhmja e Zeqirit vazhdon të jetë ende larg Brightonit dhe ai ka dy opsione para vetës.

Lexo po ashtu Andi Zeqiri mund të bëhet shok skuadre me Edon Zhegrovën, Lille ka interesim të shtuar për sulmuesin shqiptar

Afati kalimtar për transferimin e futbollistëve vazhdon të jetë ende i hapur në disa shtete si Turqia, Belgjika e Zvicra dhe Zeqiri këto ditë vendos për të ardhmen.

Trabzonspor insistoi për transferimin e tij, por duket se Zeqiri nuk është i gatshëm për tu transferuar në Superligën e Turqisë.

Kësisoj sulmuesi ferizajas pritet që karrierën ta vazhdoj në elitën e futbollit belg te skuadra e madhe KRC Genk.

Mediumi belg Voetbalprimeur ka raportuar se Zeqiri është rrugës për në Genk dhe orët e ardhshme janë vendimtare për transferimin e tij te skuadra e madhe belge. /Telegrafi/