Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Karim Benzema është qind për qind i gatshëm për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit.
Ka qenë e paqartë nëse sulmuesi do të arrijë të luajë të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu për shkak të një lëndimi, por ai është i gatshëm për lojë.
Francezi nuk u përfshi në ndeshjen e La Ligas ndaj Espanyolit, por ai është në gjendje të luajë në sfidën e garës elitare evropiane.
KB9️⃣
🔜 #UCL pic.twitter.com/50XIvCuXXy— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) March 14, 2023
“Karim është 100 për qind i gatshëm dhe i entuziazmuar. Kjo është një garë shumë e rëndësishme për të gjithë”, është shprehur strategu italian.
Real Madridi është pranë kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi fitoi me rezultat 5-2 në Anfield. /Telegrafi/
🌪️ Blink and you'll miss it!
✨ @ATchouameni
🔛 #RMCity pic.twitter.com/2CvYz5Kh7t— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) March 14, 2023