Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), ka shpallur Carlo Ancelottin si trajnerin më të mirë në botë për vitin 2022.
Për trajnerin italian ky është trofeu i tretë, pasi e ka fituar këtë çmim në vitin 2007 me Milanin dhe në vitin 2014 pikërisht me Real Madridin.
Trajneri i “Los Blancos” e fitoi Ligën e Kampionëve, La Ligan, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës.
🚨✅| OFFICIEL: Carlo Ancelotti 🇮🇹 a été nommé Meilleur Entraîneur en club de 2022, par l'IFFHS. #RealMadrid 🏆👏 pic.twitter.com/bQkJCwLqXc
— RMadrid actu 🇫🇷 (@RMadrid_actu) January 9, 2023
Në vendin e dytë është Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, i cili kishte suksese në Angli, duke dal kampion.
Sa i përket vendit të tretë, është rezervuar për Walid Regragui, përzgjedhësin e Marokut, i cili kishte një ecuri fantastike me këtë kombëtare.
Në vendin e katërt renditet Jurgen Klopp i Liverpoolit, ndërsa vendi i pestë shkon për Jose Mourinhon e Romës./Telegrafi/