Site icon Telegrafi

Ancelotti pas fitores: Ishte një ndeshje e barabartë, Barcelona nuk ishte superiore

Carlo Ancelotti bëri vlerësimin e El Clasicos, në të cilën Real Madridi mposhti Barcelonën në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

Los Blancos triumfuan me rezultat 3-2 pas vazhdimeve ndaj Barcelonës, pasi loja e rregullt u mbyll me barazim 2-2.

Golat në këtë përballje u shënuan nga Vinicius Junior, Karim Benzema dhe Federico Valverde për Realin, ndërsa për Barçën shënuan Luuk de Jong dhe Ansu Fati.

Lexo po ashtu Spektakël në Arabi, Real Madridi mposhtë Barcelonën pas vazhdimeve dhe shkon në finale të Superkupës së Spanjës

“Mendoj se skuadra është e përgatitur për këtë lloj ndeshjeje. Ishte një ndeshje shumë e barabartë. Ne ishim shumë efektivë në fillim dhe në kundërsulme”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Nuk pësuam gola për shkak të lodhjes. Kundërsulmi ishte shumë efektiv. Imazhi i mirë i futbollit spanjoll. Barcelona luajti mirë dhe ndeshja ishte shumë e barabartë. Na shkaktuan probleme në krosime, diçka që zakonisht nuk e bëjnë”.

Ai nuk beson atë që tha trajneri kundërshtar Xavi, se Barcelona ishte superiore.

“Nuk jam dakord. Ishte një ndeshje e barabartë. Pjesën e parë pësuam një gol për fat të keq. Pjesa e dytë ishte më e barabartë. Askush nuk dominoi”.

Lexo po ashtu Xavi pas humbjes: E dominuam Real Madridin, merituam finalen

“Ne zbritëm për të përdorur kundërsulmin. Tre golat ishin spektakolar. Është më e vështirë për ne të ecim përpara dhe për këtë arsye përdorëm më shumë kundërsulmin”.

“Barcelona ka një skuadër shumë të mirë. Ata kanë lojtarë të rikuperuar dhe skuadra do të përmirësohet”, përfundoi trajneri i Los Blancos. /Telegrafi/

Exit mobile version