Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se ndihet shumë të lumtur pasi kanë eliminuar Chelsean dhe kanë arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Real Madridi ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Chelsea në ndeshjen kthyese, për të kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-0.
Ky kualifikim tutje ka bërë që trajneri Ancelotti të ndihet i lumtur me arritjen e ekipit të tij, por që synojnë finalen e madhe.
“Ne jemi shumë të lumtur që jemi në një tjetër gjysmëfinale. Do të luftojmë për të arritur në finale”, ka thënë fillimisht Ancelotti pas ndeshjes.
“Ishte një ndeshje e vështirë, siç pritej. Chlesea luajti një pjesë të parë të shkëlqyer. Thibaut Courtois na ndihmoi të mbajmë barazim”.
“Pjesa jonë e dytë ishte më e mirë, ne ishim në gjendje ta lëviznim topin mirë”.
Ancelotti foli edhe për një finale Milan-Real Madrid.
“Mendojmë për veten. Jam i lumtur për Milanin që arriti në gjysmëfinale, por pak i trishtuar për Napolin që gjithashtu e dua”, përfundoi trajneri i Real Madridit. /Telegrafi/