Site icon Telegrafi

Ancelotti nuk shqetësohet për humbjen e thellë në El Clasico

Carlo Ancelotti nuk ishte shumë i shqetësuar për humbjen pavarësisht rezultatit bindës 3-0 të pësuar nga Real Madridi në El Clasico ndaj Barcelonës.

Trajneri italian preferon t’i qëndrojë lojës së skuadrës dhe ndjenjave të mira që madrilenët përcollën në shumë faza të ndeshjes.

Pas ndeshjes, Ancelotti lavdëroi lojën e skuadrës së tij, por e cilësoi si të pa fat shkaku i shtyllave të shumta të goditura.

Lexo po ashtu Real Madridi shtyllat, Barcelona super golat: Katalunasit fitojnë thellë El Clasicon në SHBA

“Ka pasur shumë gjëra të mira. Loja ka qenë e mirë, ne kemi bërë presion të mirë, kemi pasur mundësi, lëvizshmëri… e keqja është se nuk kemi qenë të mirë në grupe në pjesën e parë dhe në fund”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“E keqja është se në pjesën e parë nuk ishim të mirë në goditjet e vendosura dhe në fund ishim shumë sulmues dhe na kushtoi me dy gola. Na dhemb të humbasim, por unë mbaj gjërat e mira që kemi bërë. Për një orë skuadra ka luajtur shumë mirë”.

“Pesë shtylla në një lojë janë mjaft të rralla… Mendoj se nuk më ka ndodhur kurrë. Më dukej sikur kishte një mur në portën e Barçës”.

Lexo po ashtu Xavi flet pas fitores së madhe në El Clasico - ndihet i kënaqur, por kërkon përforcime tjera

“Tani për tani mendoj se ishte një ekip i ri, për të parë se si u përshtatën të rinjtë. Ka shkuar mirë. Ne duhet të vazhdojmë në këtë linjë. Pa një qendërsulmues fiks ne krijojmë mundësi, kështu që do të vazhdojmë me këtë ide”.

“E ardhmja? Tranzicioni nuk ka filluar tani. Filloi me Rodrygo, Vinicius Jr, Camavinga… ata gradualisht do të marrin më shumë rëndësi. Unë shoh një të ardhme shumë të mirë në këtë ekip”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Exit mobile version