Telegrafi

Ancelotti: Klopp më tha se loja kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve ishte akt kriminal

Carlo Ancelotti ka zbuluar se Jurgen Kloop i ka thënë që ata kanë bërë një akt kriminal kur pranuan të luanin kundër Atletico Madridit në Anfield Road në Ligën e Kampionëve.

Los Rojiblancos e kishin fituar përballjen e parë 1-0 në Madrid, derisa edhe në të dytin arritën t’i mposhtin The Reds me rezultat 3-2.

Ancelotti për Corriere dello Sport ka zbuluar se gjermani i kishte thënë se nuk dëshironte të luante takimin e dytë shkaku i përhapjes së shpejtë të coronavirusit.

Lexo po ashtu Diego Simeone mbeti i shtangur, Jurgen Klopp nuk i zgjati dorën shkaku i coronavirusit – por e përshëndeti me bërryl

“Kam biseduar me Kloppin pak ditë më parë dhe ai më tha mua se kishin bërë një akt kriminal kur pranuar të zhvillonin takimin e dytë Liverpool – Atletico”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Coronavirus: Klopp me nervozizëm u thotë tifozëve të Liverpoolit t'i largojnë duart

“Coronavirusi kishte filluar të shpërndahej më të madhe dhe ata kishin frikë se mos po infektoheshin, madje i keni parë edhe përshëndetjet e Jurgenit”, ka thënë Ancelotti duke qeshur.

Klopp kishte refuzuar t’u jepte dorën tifozëve dhe Diego Simeones, duke e përshëndetur këtë të fundit vetëm me bërryl. /Telegrafi/