Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ishte i kënaqur pas fitores së ekipit të tij 1-0 kundër Interit të mërkurën, por italiani pranoi se ishte më krenar për faktin që ekipi i tij tregoi se dinë të vuajnë.
Thibaut Courtois ishte në formë të mirë pasi priti disa goditje, ndërsa gjiganti Reali shënoi golin e fitores në minutën e 90-të.
“Më pëlqeu loja sepse duhej të vuanim dhe vuajtëm duke qenë kompakt”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.
“Më pëlqen kjo, duke ditur se si të vuaj dhe duke treguar se ky ekip mund të sakrifikojë dhe ka karakter”.
“Ishte një fitore shumë e rëndësishme, ne ishim më mirë në pjesën e dytë sesa në të parën, nuk pësuam gol falë Courtois në pjesën e parë”.
Rodrygo shënoi golin fitues që mund të jetë shkëndija e nevojshme për karrierën e tij te Los Blancos, dhe trajneri italian ishte i kënaqur me ndikimin e tij.
“Mendova ta fus atë në pjesën e dytë, por Interi na mbylli shumë mirë para qendrës”.
“Unë doja ta hapja lojën nga krahët, kjo është arsyeja pse e vendosa Rodrygon”.
“Loja u fitua nga lojtarët, atëherë ndryshimet ishin të rëndësishme sepse lojtarët ishin të freskët”, përfundoi trajneri i Realit. /Telegrafi/