Site icon Telegrafi

Ancelotti: Ishte natë emocionuese, Milani luajti ndeshje të mrekullueshme

Carlo Ancelotti (Getty Images)

Carlo Ancelotti ka folur pas ndeshjes ndaj Milanit, të cilën e cilësoi si emocionale, teksa shpjegoi edhe ndryshimet që ia siguruan fitoren Napolit.

Ishte ndeshja e parë e Ancelottit kundër Milanit që kaloi shumë vite aty dhe ai po luante ndaj ish-lojtarit të tij, Gennaro Gattuso, por trajneri i vjetër italiani doli si fitues me një fitore 3-2 pas disavantazhit 2-0.

“Milan luajti një ndeshje të mrekullueshme, por pasi kaluan në epërsi 2-0, ne treguam dëshirë të madhe, të vazhdojmë të besojmë në shanset tona dhe të luftojmë me forcë”, ka thënë fillimisht Ancelotti pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Napoli shënon fitore të 'çmendur' me rikthim ndaj Milanit

“Kam një kujtim të mirë për të gjithë lojtarët e mi, por me Gattuson ka diçka të veçantë”.

Ancelotti u tregua më i fortë se Gattuso (Getty Images)

“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, e mbushur me emocione për mua. Ne të gjithë kemi qenë me fat që ta përjetojmë atë dhe as nuk kam paguar për një biletë!”

“Milani nuk kishte dhënë shumë shenja për të qenë i rrezikshëm në sulm, por na habiti me dy gola të ngjashëm”.

Lexo po ashtu Napoli 3-2 Milan, nota e Hysajt dhe të tjerëve

“Ishte shumë e vështirë në atë situatë, por pastaj ndryshuam sistemin dhe ajo na shtyu për tu kthyer dhe për të fituar”.

“Kjo skuadër e njeh shumë mirë formacionin 4-3-3, por mund të luajë edhe me 4-2-3-1. Nuk kemi vënë presion të mjaftueshëm ndaj Lucas Biglias dhe për atë ndryshova diçka në mesfushë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Exit mobile version