Telegrafi

Ancelotti flet për golin e papranuar të Yamal dhe penalltinë e Vazquez

Lamine Yamal mendoi se e kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e 28-të, kur gjuajti një top nga këndi.

Andriy Lunin shpëtoi përpjekjen, por dukej sikur e kaloi vijën. Gjyqtari dhe VAR vendosën që nuk e bëri dhe goli nuk u pranua.

Nuk ka asnjë teknologji të vijës së golit në La Liga që të përcaktojë automatikisht nëse duhet të kishte qëndruar apo jo.

Lexo po ashtu Televizioni francez tregon nëse Lunin e largoi topin me kohë apo Yamal shënoi gol të rregullt në El Clasico

Duke folur në konferencën për shtyp, Carlo Ancelotti u pyet për incidentin: “Unë mendoj se gjuajtja e Lamine nuk ishte gol”.

“Nuk ka asnjë mënyrë për të përcaktuar qartë se topi hyri brenda. Kështu që një gol nuk mund të jepet”.

Lexo po ashtu Postimi i Tebas për pritjen e Lunin shkakton rrëmujë në Spanjë

“Penaltia ndaj Lucas Vazquez më duket se është e mirë, është e qartë”, shtoi më tej trajneri italian.

Barcelona përfundoi duke humbur ndeshjen 3-2. /Telegrafi/