Carlo Ancelotti ka thënë se lojtarët e Evertonit nuk ishin mjaftueshëm të mirë në humbjen 1-0 ndaj Liverpoolit në Fa Cup.
Goli i vetëm i Curtis Jones u siguroi The Reds kalimin në fazën tjetër të garës së dytë më të rëndësishme në Angli.
Ancelotti deklaroi se do të flasë me të gjithë lojtarët e tij dhe t’u tregojë gabimet e tyre.
“Do të bisedoj me të gjithë lojtarët e mi dhe do u tregoj se nuk ishin të mirë mjaftueshëm”, ka thënë italiani pas ndeshjes.
“Nuk kam biseduar ende me ta. Ne nuk ishim të mirë në pjesën e dytë dhe pësuam nga gabimet tona”, ka shtuar më tej ai.
Ancelotti ka pak ditë që e ka marrë drejtimin e Evertonit dhe nuk po i shkon aq mbarë. /Telegrafi/