Alvaro Morata është kthyer te Real Madridi për të luftuar për vendin e titullarit.
E përditshmeje spanjolle AS, ka analizuar vlerën e sulmuesit spanjoll duke u mbështetur në Transfermarkt, ku shikohet një rritje e theksuar.
“Morata në 2014 u transferua te Juventusi për 22 milion euro me opsion riblerje. Pas kalimit në Torino vlera e tij kishte rënë deri në 18 milionë euro. Por, pas paraqitjeve të mira dhe ambientimit në futbollin taktik italian vlera e tij tani sipas Transfermarkt është 40 milionë”, shkruan AS.
Për Moratan vazhdon të shfaq interesim Arsneali, por me shumë mundësi spanjolli do të qëndron edhe për një sezon te Los Blancos. /Telegrafi/