Fuqia në thellësinë e kualitetit citohet shpesh si komponent kyç për një ekip të suksesshëm në futbollin modern. Me listën e ndeshjeve shumë të ngjeshur – mundësia për të pushuar, larguar lojtarë të caktuar dhe për të ndryshuar formacione pa humbur kualitetin është esenciale. Problemet e Napolit me këtë ishin të parashikueshme, por pak njerëz kanë pritur që Roma të jetë shembulli i skuadrës me virtyte të rotacionit.
Eusebio Di Francesco ka bërë punë fantastike me Giallorosët. U mendua se niveli i ekipit ka rënë kur u zëvëndësua Luciano Spalletti me një trajner pa përvojë për të përshtatur ekipet për dy-tri gara, e kjo sigurisht do të thoshte pushimi i yjeve në mënyrë të paevitueshme do të dobësonte skuadrën aq shuam sa që ata nuk do të mund të mbanin rezultatet.
Në vend kësaj, Roma ka bërë rotacione më shumë se secili ekip tjetër dhe dëshmoi se pa dyshim se kur ekziston një formacion specifik, atëherë të gjithë e dinë se çka duhet të bëjnë. E gjithë kjo është arritur pa Patrik Schik, Emerson Palmierin dhe Rick Karsdorpin, të cilët do të ofronin edhe më shumë alternativa.
Napoli thjeshtë nuk ka zëvëndësues për shumicën e lojtarëve kryesore dhe nuk mund të shfrytëzohet një formacion çdo tri ditë. Nuk është koincidencë që Napoil ka lëshuar pikë në Serie A këtë sezon vetëm dy herë: të dyja lëshimet erdhën pas ndeshjeve ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve. Chievo po ashtu kishte planifikuar që të mbrohej, të absorbonte presionin dhe të mbyllte secilën hapësirë për 90 minuta, duke ditur se ekipi i Sarrit nuk ka shumë energji për të lëvizur topin në fushë me shpejtësinë e zakonshme.
Interi ka shfrytëzuar të njëjtin formacion në pesë ndeshjet e fundit dhe është dashur të bëjë më shumë me këtë përparësi të madhe ndaj konkurrentëve tjerë. Dështimi për të fituar në San Siro është një gjë, por lëshimi i pikëve ndaj Bolognas dhe Torinos nuk i përkon një kampioni. Në njërën apo tjetrën mënryë, Spalletti dhe Sarri kanë problemin e njëjtë, pasi lojtarët që kanë pozitën shartuese të garantuar shpesh neglizhojnë detyrën.
Këtë gjë nuk mund ta shohim te Juventusi, ku Douglas Costa, Federico Bernardeschi, Mario Mandzukic dhe Juan Cuadrado janë në mënyrë konstante duke luftuar për pozicione. Dhe, kur Max Allegri bën rotacione, lojtarët e tij gjithmonë shihen duke u vuajtur, përderisa Roma, Lazio, Sampdoria apo edhe Atalanta janë ekipe sikur familje të lumtura ku ndahet buka njëjtë për të gjithë. Ata duken gjithnjë e më shumë si ekipe që luajnë njëjtë dhe të bashkuar, me të njëjtën mënyrë të lojës. Këtë përshtypje nuk e kemi kur e shikojmë Juven ose Milanin.
Ka ekipe që janë të ndërtuara përreth talentit dhe të tjera të ndërtuara përreth ideve. Kombinoni dyjat dhe do të keni një skuadër fituese. Pa marrë parasysh sa shumë Vincenzo Montella e potencon se Rossonerët po rriten në identitetin e tyre, Milani qartë shihet se është një koleksion i lojtarëve të talentuar pa ide për atë që janë duke bërë. Për gjithë ato para të shpenzuara, është Suso ai që po i mban gjallë kuq e zinjt, pasi sërish anësori u tregua instrumental në fitoren prej 2-0 ndaj Sassuolos. Paramendoni sa mirë do të luante ai po që se Milani do të ndalonte së penguari atë me formacionin 3-4-2-1?
Me gjithë këto gjëra që u përmendën, pesimizmi që ka kapluar kampin e Napolit është bizar. Juventusi është afruar në vetëm një pikë me liderët aktual dhe tashmë po flitet për një krizë – tifozët dhe mediat po i hedhin konkluzionet e tyre se kjo do të jetë Scudetto e shtatë rresht për Zonjën e Vjetër. A është kjo një gjë e pamatur të thuhet në këtë moment, apo jo? Ekipi i Sarrit do të largohet herët nga Evropa dhe do ta pranojnë mirë këtë realitet, sepse të gjithë e dinë se napolitanët po mendojnë vetëm për titullin në Serie A. Nuk është larg prej mendjes që Napoli edhe ta fitojë titullin në fund të sezonit!
Lufta për mbijetesë nuk do të jetë aq e pastër dhe e sigurt siç disa mendojnë. Crotonte tashmë ka filluar të luftojë dhe të ngjitet në tabelë, teksa Sassuolo dhe Genoa nuk do të jenë në katërshen e fundit gjithë sezonin. Verona u mposht pa fat te Cagliari dhe SPAL vazhdoi me performanca të forta duke frikësuar Atalantan në Bergamo. Mbi të gjitha, nëse Benevento gjenë një sulmues të qendrës i cili shënon gola, mund ta ketë fjalën e fundit këtë sezon, kurse goditja e lirë e Amato Cicirettit në Juventus Stadium ishte një prej shumë gjërave që mund t’i shijojmë nga Benevento deri në fund të sezonit. /Telegrafi/