Liverpooli dhe Real Madridi do të zhvillojnë sot (e martë) ndeshjen e parë në të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.
Përballja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin Anfield Road.
Për këtë ndeshje, The Reds nuk mund të llogarisin në Luis Diaz dhe Arthur Melon që janë të lënduar, ndërsa Darwin Nunez është në dyshime.
Në anën tjetër, Real Madridi do të jetë pa Ferland Mendyn, Toni Kroos dhe Aurelien Tchouameni që janë të lënduar, ndërsa Karim Benzema përkundër një shqetësimi, mund të startojë.
Analizë
Liverpool
Darwin Nunez është në dyshime pasi pësoi një lëndim në shpatull kundër Newcastles. Roberto Firmino mund të luajë si zëvendësues i tij.
Luis Diaz dhe Arthur janë ende jashtë me lëndime afatgjata.
🔴 MATCHDAY 🔴
Anfield awaits as we face Real Madrid in the #UCL last-16 💫#WalkOn | #LIVRMA pic.twitter.com/by1UNgeEwm
— Liverpool FC (@LFC) February 21, 2023
Real Madrid
Ferland Mendy, Aurelien Tchouameni dhe Toni Kroos nuk luajnë në këtë takim për shkak të lëndimeve, ndërsa Benzema pritet të startojë.
🎯 #UCL
🔜 @LFC pic.twitter.com/X3BdKNZRWE— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 20, 2023
Statistika
Real Madrid ka mbajtur portën e paprekur në tri ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Liverpoolit në të gjitha garat.
Real Madridi ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit në të gjitha garat.
🔴 Champions League nights at Anfield 🥰#UCL | @LFC pic.twitter.com/F31TSI81F3
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 21, 2023
Parashikim
Në këtë takim pritet të ketë shumë gola, por jo edhe fitues.
Formacionet e mundshme
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Bajcetic, Fabinho, Henderson; Salah, Gakpo, Jota.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Alaba; Ceballos, Camavinga, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius Jr. /Telegrafi/