Telegrafi

Analizë fantastike se si Tuchel taktikisht e mposhti Guardiolën në finalen e Ligës së Kampionëve

Pak kush e kishte menduar se Chelsea do e fitonte Ligën e Kampionëve në një sezon që dukej se po fundosej nën menaxhimin e Frank Lampard.

Por, The Blues reaguan shpejt për të shkarkuar legjendën e klubit të tyre, duke emëruar Thomas Tuchelin si trajnerin e tyre të ri.

Përzgjedhja e gjermanit në krye të skuadrës doli të ishte e qëlluar, pasi ai u solli trofeun e dytë të Ligës së Kampionëve në histori të klubit.

Lexo po ashtu Publikohen pamje nga një bashkëbisedim i ashpër mes Mahrez dhe Stones para fillimit të pjesës së dytë

Chelsea arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve dhe siguroi madje edhe pozitën e katërt në Ligën Premier, duke u kualifikuar automatikisht në garën më të madhe për klube në Evropë.

Kur jemi te kjo e fundit, gjermani u tregua një strateg i vërtetë, ku me gjakftohtësi arriti të mposhte miliardat e Guardiolës që i ka investuar ndër vite te Citizens.

Lexo po ashtu As tentimi për të fituar minuta nuk i shkon Kantes – veprimi i tij shkakton të qeshura në rrjetet sociale

Një video tregon më së miri se si gjermani ia doli të mposhte spanjollin në finale, e që thjeshtë është e mahnitshme.

Goli i Kai Havzert e vendoi takimin edhe pse u shënua në pjesë të parë, gjersa Tuchel ia doli të menaxhonte mjaftë mirë edhe 45 minutat e dytë, duke triumfuar taktikisht ndaj homologut të tij. /Telegrafi/