Telegrafi

Analizë dhe formacionet e mundshme të derbit della Madonnina: Milan – Inter

Olivier Giroud do të zëvendësojë sërish Zlatan Ibrahimovicin në sulmin e Milanit, ndërsa Edin Dzeko dhe Lautaro Martinez pritet të startojnë për Interin.

Derbi i tretë della Madonnina i sezonit fillon sonte në orën 21:00 në Stadio Meazza. Është ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë.

Ibrahimovic dhe Simon Kjaer janë jashtë fushës për shkak të lëndimeve, Sandro Tonali po vuan dënimin me një ndeshje, kështu që Ismael Bennaccer dhe Franck Kessie do të startojnë në qendër të mesfushës. Rade Krunic do të zërë vendin pas Giroud, i cili ka shënuar të dhjetë golat e tij në San Siro këtë sezon.

Interi mund të mbështetet në skuadrën e plotë dhe Simone Inzaghi ka thirrur për herë të parë nënshkrimin e janarit me Robin Gosens.

Megjithatë, mbrojtësi i krahut do të startojë nga bankina, me Ivan Perisic që merr pozitën e startuesit në krahun e majtë. Reprezentuesi kroat ka kontribuar në shtatë gola kundër Milanit me fanellën e Nerazzurrëve.

Dzeko dhe Lautaro janë nën presion pasi ish-ylli i Romës ka shënuar vetëm dy gola në nëntë ndeshjet e fundit në Serie A, ndërsa Lautaro nuk e ka gjetur ende rrjetën në vitin 2022.

Formacionet e mundshme

Milan (4-2-3-1): Maignan; Florenzi, Tomori, Romagnoli, Hernandez; Bennacer, Kessie; Messias, Krunic, Leao; Giroud.

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro. /Telegrafi/