Simone Inzaghi ka të ngjarë të zgjedhë Edin Dzekon para Romelu Lukakut në sulm, derisa te Juventusi rikthehet Dusan Vlahovic.
Është ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë. Ajo fillon në orën 21:00 në Allianz Stadium.
Federico Chiesa dhe Angel Di Maria janë në dispozicion për Zonjën e Vjetër, por anësori italian do të startojë në bankinë.
💪 Capitolo 1
🏆 #CoppaItaliaFrecciarossa
🆚 Inter
🏟 Allianz Stadium
⏰ 21:00
📲 #JuveInter— JuventusFC (@juventusfc) April 4, 2023
Juan Cuadrado është favorit për të startuar para Mattia De Sciglios, ndërsa Di Maria duhet të jetë partner i Vlahovicit në sulmin e Juventusit.
Paul Pogba, Leonardo Bonucci dhe Kaio Jorge janë jashtë fushës për shkak të lëndimeve.
Juventusi fitoi të dyja ndeshjet e Serie A kundër Interit këtë sezon dhe fitoi 15 nga 34 takimet e mëparshme në Kupën e Italisë ndaj Nerazzurrëve.
Megjithatë, ka pasur një bilanc perfekt në gjashtë ndeshjet e fundit të Kupës së Italisë të luajtura në Torino nga këto dy skuadra, me dy fitore secila dhe dy barazime.
Interi ka humbur tre ndeshjet e fundit radhazi në Serie A dhe është ende pa të lënduarit Milan Skriniar dhe Hakan Calhanoglu.
Samir Handanovic është favorit për të startuar në portë për Nerazzurrët, ndërsa Dzeko duhet të jetë partner i Lautaro Martinez në sulm, me Lukakun që pritet të jetë në bankinë.
💥 Matchday
⚽ #JuventusInter
🏆 #CoppaItaliaFrecciarossa
⏰ 21:00 CEST
🏟️ Allianz Stadium #ForzaInter pic.twitter.com/kJP9F85K2Z— Inter ⭐⭐ (@Inter) April 4, 2023
Interi është i pamposhtur në 10 nga 12 ndeshjet e fundit të Kupës së Italisë kundër Juventusit.
Formacionet e mundshme
Juventus (3-5-2): Perin; Gatti, Bremer, Danilo; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Vlahovic.
Inter (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro. /Telegrafi/