Telegrafi

Analisti i Wall Street: Mendoj se është e qartë se Mark Zuckerberg e ‘adhuron’ Elon Musk-un

Pronari i Twitter, Elon Musk mund të ndryshojë marrëdhënien e tij me shefin ekzekutiv të Meta-s, Mark Zuckerberg.

CEO i Meta-s, Zuckerberg njoftoi të dielën se do të lansonte opsionin Meta Verified, shërbimin e abonimit ku përmes këtij abonimi do të mund ta merrni verifikimin në rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram – vetëm disa muaj pasi Twitter rilansoi shërbimin e abonimit Twitter Blue për ta marrë verifikimin me pagesë, nën udhëheqjen e pronarit të ri Elon Musk.

Meta Verified “tingëllon shumë si Twitter Blue”, tha analisti i Bernstein, Mark Schilsky në një shënim për klientët këtë javë.

Lexo po ashtu Llogarinë në Facebook dhe Instagram mund ta verifikoni me pagesë

“Mendoj se është e qartë se Mark Zuckerberg e ‘adhuron’ Elon Musk-un”.

Analisti mendon gjithashtu se është një lëvizje e zgjuar, duke pritur që Meta të gjenerojë 360 milionë dollarë të ardhura në vit nga shërbimi i ri i abonimit.

Analistë të tjerë në Wall Street besojnë me më shumë optimizëm se Meta Verified mund të shtojë 2 miliardë dollarë në vit në të ardhura, siç raportoi së fundmi Insider.

Megjithatë, komenti i Schilsky-t është veçanërisht interesant, duke pasur parasysh historinë mes dy miliarderëve të teknologjisë. Elon Musk dhe Mark Zuckerberg kanë kritikuar publikisht njëri-tjetrin për vite me radhë – të paktën që kur një raketë SpaceX shpërtheu në platformën e lansimit në vitin 2016, duke shkatërruar një satelit të Facebook. /Telegrafi/