Site icon Telegrafi

Analisti ushtarak: Sulmet në kryeqytetin rus ‘janë duke dërguar një mesazh të fuqishëm’

Sulmet ndaj Moskës nuk po arrijnë shumë taktikisht, por po “dërgojnë një mesazh të fuqishëm”, thotë analisti ushtarak Sean Bell.

Ai ka thënë për Sky News se miliona njerëz në kryeqytetin rus do të jenë “gjithnjë e më shumë të shqetësuar” për sulmet e përsëritura me dron, të cilat nga ana e tyre “do të ngrenë pikëpyetje në lidhje me aftësinë e Putinit për të mbrojtur popullsinë”.

“Njerëzit do të zemërohen gjithnjë e më shumë”, shpjegon ai, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Ukrainasit rrëzojnë dy helikopterë të ushtrisë ruse, publikohen pamjet e goditjes së njërit prej tyre

Ndryshe, një sulm i fundit ukrainas me dron ka goditur një ndërtesë në Moskë, duke shkaktuar një shpërthim që u dëgjua në të gjithë zonën e biznesit të qytetit, thanë zyrtarët rusë.

Një dëshmitar që ishte në zonë tha për Reuters se ishte “një shpërthim i fuqishëm”.

Sipas agjencisë ruse të medias shtetërore TASS – si rezultat, është mbyllur hapësira ajrore e Moskës. /Telegrafi/

Exit mobile version