Site icon Telegrafi

Ana Kabashi vë në pah linjat trupore, shkëlqen në imazhet e reja

Ana Kabashi postoi një set të ri fotografish në llogarinë e saj në Instagram, që padyshim nuk kaloi pa vëmendjen e fansave të saj.

Këngëtarja e cila përveç zërit unik, njihet edhe për fizikun e tonifikuar dhe tejet joshëse, komentohet për secilën paraqitje që bën në rrjetet social.

Edhe së fundmi, ajo u shfaq në disa poza tejet atraktive, e veshur me shumë stil dhe grim të theksuar teksa dukej mahnitëse.

Foto: Ana Kabashi/Instagram

Me një bluzë të shkurtë me ngjyrë të zezë dhe mëngë rozë që e vinte në pah dekoltenë, të kompletuar me pantallona lëkure, Ana përshtati pamjen me një palë vathë të gjatë solemn.

Foto: Ana Kabashi/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që krahas fotosesioneve, këngëtarja këtë vit po e përmbyll me disa projekte të suksesshme muzikore.

Foto: Ana Kabashi/Instagram

Kënga e fundit e Anës është “11/11”, të cilën e solli të vizuelizuar edhe me një klip të veçantë. /Telegrafi/

Foto: Ana Kabashi/Instagram

 

Foto: Ana Kabashi/Instagram
Exit mobile version